Pronari i Chelseat Todd Boehly është shumë i bindur se skuadra e tij do ta mposht Real Madridin me rezultat 3-0.

Të dy gjigantët evropian ballafaqohen sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Boelhy ka kërkuar që tifozët të kenë shumë besim te skuadra para përplasjes në Spanjë.

“Chelsea do të fitojë 3-0 sonte. Unë u them tifozëve: kini shumë besim. Ne e shikojmë këtë si një proces afatgjatë, kemi shumë punë për të bërë. Ne kemi shumë besim për të ardhmen. E ardhmja jonë është e ndritur”, ka Boehly..

Ndeshja Real Madrid-Chelsea zhvillohet me fillim nga ora 21:00. /TV Malisheva

Share.