Neymar duket i destinuar të kthehet te Barcelona. Sipas El Mundo Deporitvo, braziliani është i bindur se qëndrimi në Paris nuk do ishte zgjedhja e duhur. Drejtuesit katalanas po mendojnë për ofertën, e cila do jetë mbi 150 milionë. Kujtojmë që Neymar refuzoi rinovimin me klubin, me kontratën aktuale që skadon në vitin 2022. Kjo do të thotë se ai nuk e fsheh dëshirën e tij për të qënë edhe njëherë përkrah Messit me shokë.

Edhe në merkaton e kaluar është përfolur për një transferim të mundshëm, por nuk kanë qënë kushtet e duhura. Në këto kushte, Psg duket e dorëzuar dhe pret që të fitojë sa më shumë nga shitja. Paratë e marra do të shërbenin për blerjen e ndonjë bomberi, ashtu siç francezët e kanë zakon.

Share.