Paris Saint Germaini ka mposhtur skuadrën e Rennes në finalen e Trofeut të Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Francës fitoi me përmbysje ndaj Rennes duke u larguar nga fusha në Shenzhen me rezultat 2 me 1.

Mesfushori Adrien Hunou befasoi skuadrën e trajnerit Thomas Tuchel duke shënuar për 0 me 1 në minutën e 13′, por gjiganti evropian arriti të barazojë shifrat vetëm tre minuta pa u bërë një orë lojë.

Pas disa kombinimeve të mira, Kylian Mbappe dërgoi topin në rrjetë (57′) duke shënuar për 1 me 1.

Angel Di Maria kishte një ndikim të jashtëzakonshëm qysh pas inkuadrimit në fushë gjatë pjesës së dytë duke shënuar edhe golin e fitores për skuadrën e tij. Me një super goditje nga gjuajtja e lirë, Di Maria shënoi gol spektakolar për 2 me 1 derisa po zhvillohej minuta e 73′.

Paris Saint Germaini ka siguruar tani për të nëntën herë Trofeun e Kampionëve.

Share.