Finalizimi i transferimit të Christian Pulisic te Milani tani është vetëm çështje kohe.

Ylli amerikan veçse ka mbërritur në Milano, dhe gjeti kohë për mesazhin e tij të parë drejt tifozëve “Rossonerë”, .

“Mezi pres që t’ia fillojë”, tha Pulisic.

Pulisic ka mbërritur në Itali dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot, para se të finalizojë transferimin te Milani nga skuadra e Chelseat.

Marrëveshje mes Milanit dhe Chelseat pritet të kap shifrën e 20 milionë eurove, si dhe dy milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Pulisic arriti në mëngjesin e sotëm në aeroportin Linate të Milanos, dhe Milani ka postuar dy video të arritjes së yllit amerikan në “Instagram”.

Në njërën prej tyre, Pulisic dërgoi mesazhin e parë drejt tifozëve të tij të rinj.

“Vetëm sa kam mbërritur në Milan, jam tejet i emocionuar që jam këtu dhe mezi prej që t’ia fillojë”, tha Pulisic.

/TV Malisheva

Share.