Muaj më parë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ishte pre e disa lajmeve që qarkulluan në lidhje me një arrestim të mundshëm të tij.

U tha se ai u kap duke trafikuar drogë, gjë për të cilën edhe u pushua nga pozita e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Zhubi.

Mirëpo vet këngëtari e mohoi një gjë të tillë në atë kohë përmes një reagimi publik, duke e quajtur gjithçka një trillim.

E duket se një përgjigje të tillë nuk heziton ta japë sërish kur pyetet nga fansat lidhur me këtë çështje.

Ka qenë së fundmi një fans i cili i ka drejtuar atij në InstaStory pyetjen “se a është e vërtetë që merret me drogë”.

Ndërkohë përgjigja e këngëtarit nga Maqedonia ishte: “Ata që merren me këtë pjesë tjerë janë e jo unë, por nuk merrem me shpifje, e kam parim të jetës”.

Përndryshe, Shpat Kasapi tash e sa kohë po i mungon publikut me të rejat nga jeta profesionale, por jo edhe nga ajo private, pasi prej muajsh ka kurorëzuar dashurinë e tij me bukuroshen nga Shqipëria, Serlvije Jao. /TV Malisheva

Share.