Kanë kaluar gati një vit nga dita që bota e futbollit u trondit me lajmin se Jose Antonio Reyes ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë.

Ish ylli i Sevilla, Real Madrid dhe Arsenal, ishte aksidentuar për vdekje në një rrugë pranë Alcara de Guadaira.

Një tragjedi e madhe dhe një dhimbje e pafund, veçanërisht për familjarët.

Gati një vit pas aksidentimit, ka folur babai i Reyes, Paco, për mikrofonat e Movistar:

“Unë dal vetëm një herë në ditë në 9 të mëngjesit për të shkuar për ta vizituar te varrezat dhe pastaj mbyllem në shtëpi. Gruaja ime ka humbur 40 kilogramë dhe në një mënyrë ose tjetër ka gjithmonë diçka që flet për të, ne mendojmë çdo ditë”.

Një dramë që ka distancuar familjen Reyes nga futbolli, që ishte edhe pasion i birit të tyre.

“Unë pash vetëm nderimin që i kishte kushtuar Esktremadura (ekipi në të cilin luajti në kohën e vdekjes), por pastaj nuk shikova ndeshje. Unë nuk mund të shihja as derbin e Sevillas, fanellë që ishte gjithçka për të”

Share.