Sulmuesi argjentinas po detyrohet të largohet nga Juventus, ka raportime që skuadrat kanë rënë dakord për një marrëveshje me Manchester United për të shkëmbyer lojtarin me Romelu Lukaku.

Lukaku tashmë është pajtuar për marrëveshjen, kurse Manchester United po insiston për të bindur Dybala të transferohet në Angli, diçka që vetë lojtari duket se nuk dëshiron ta bëjë për shkak të një numri arsyesh, transmeton Indeksonline.

Fakti që Dybala është rehat në Juventus e bën të vështirë transferimin për Manchester United pasi do të thotë që skuadra e Premier League duhet të bëjë ende oferta për lojtarin që ta bind atë.

Agjenti i Dybala po kërkon një komision prej 15 milion eurosh për të bindur klientin e tij të transferohet në Angli.

Dybala po kërkon që klauzola e lirimit të tij në kontratën e tij të ulet me 25% nëse klubi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon, diçka që United nuk ka dëshirë ta bëjë.

Share.