KB Rahoveci nuk e ka ndërmend të ndalet.

Nënkampioni i Kosovës në basketboll po vazhdon përgatitjet para fillimit të edicionit të ri të garave në Superligë si dhe para ndeshjes kualifikuese në FIBA Europe Cup, shkruan GazetaBlic.

“Bardhë e kaltërit” dje konfirmuan fillimin e punës së televizionit zyrtar të klubit, derisa sot prezantuan edhe përforcimin e radhës.

Fjala është për Justin Gray, i cili tash e tutje do ta djersitë fanellën e “Vreshtarëve”.

Mbetet të shihet deri në fillim të kampionatit sesi do të rrjedhin gjërat, pasi duket se finalisti i “Final 8” të Kupës së Kosovës do të bëjë revolucion në këtë sport në vendin tonë.

Share.