Kandidati për Kuvendin Komunal të Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Gentrit Ramaj, ka thënë se në qeverisjen e kësaj partie, 30 për qind e saj do të jetë në udhëheqje të rinisë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se këto vende do të plotësohet me të rinjtë që kanë potencial dhe që janë kompetent për përgjegjësitë e tyre.

“Sipas bashkëbisedimeve në parti, diku 30 për qind mendohet të jetë në kuadër të rinisë, ato vende të plotësohen me njerëz të cilët kanë potencial dhe janë kompetent për përgjegjësitë që do të marrin”, ka thënë Ramaj. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=NzrvHduM7v8

Share.