Ralf Rangnick e filloi mandatin e tij si trajner i Austrisë në mënyrën më të mirë mbrëmë, me një fitore 3:0 kundër Kroacisë.

Rangnick kaloi gjysmën e këtij sezoni si trajner i përkohshëm i United, dhe pritej gjatë verës të merrte rolin e konsulentit në klub, përcjellë TV Malisheva.

Ai mori detyrën e trajnerit të Austrisë në muajin prill, ndërsa thuhej se do t’i mbante të dy punët, respektivisht edhe rolin e konsulentit te United, përcjellë TV Malisheva.

Ndërkaq, javën e kaluar “Djajtë e Kuq” e konfirmuan që Rangnick i ka besuar të ardhmen plotësisht Kombëtares së Austrisë.

Rangnick e mbylli sezonin me United në mënyrën më të keqe të mundshme, ku u mposht nga Crystal Palace, dhe të gjithë ankoheshin për trajnerin dhe punën e tij.

Por, si duket fajtori te United nuk ishte trajneri, pasi që Rangnick arriti të bëjë një paraqitje të shkëlqyer mbrëmë kundër Kroacisë, në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Gjithsej 58 pikët finale të United në sezonin që lamë pas, është statistika më e ulët në historinë e tyre në Premier Ligë.

Ndërkaq, videon e golit të parë të bukur të Austrisë e gjeni më poshtë.

/TV Malisheva

Share.