Milot Rashica mund të luajë si titullar për Werder Bremenin në duelin e së shtunës në udhëtim te Eintracht Frankfurti. Kështu ka shkruar faqja zyrtare e Bundesligës.

Për sulmuesin kosovar do të ishte edhe takimi i parë si titullar këtë sezon nën drejtimin e trajnerit, Florian Kohfeldt. Rashica në fakt kundër skuadrës së Frankfurtit ka statistika mbresëlënëse. I ka shënuar dy gola me Werderin në tri ballafaqime sa është takuar me ekipin e “Shqiponjave”.

Rashica ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon në Bundesligë. Ishte ai kundër Freiburgut kur luajti vetëm 24 minuta, derisa kundër Hoffenheimit nuk u inkuadrua fare, ani pse ishte në bankën e rezervistëve.

Share.