Përfaqësuesja e Kosovës sot do të përballet me Qipron në ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Në grup me Kosovën janë dhe Iralanda e Veriut dhe Greqia. Trajneri Alain Giresse dhe mesfushori Valon Berisha para ndeshjes u shprehën optimistë se mund të shënojnë fitore ndaj Qipros.

I të njëjtit mendim me Giressen është edhe ish-reprezentuesi i Kosovës, Anel Rashkaj. Ai ka thënë se “Dardanët” janë skuadra favorite në këtë sfidë dhe se ka besim se trajneri francez do ta aplikojë stilin e lojës që do të mund ta bllokojë kundërshtarin dhe se pret lojë ofanzivë nga ana e tij.

“Në ndeshjen kundër Qipros jemi favorit dhe mendoj se trajneri e përshtat lojën në bazë të kundërshtarit dhe mendoj se ndeshja e sotme na jep hapësirë te jemi me ofenzivë”, tha Rashkaj.

Ndeshja ndërmjet Qipros dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin “AEK Arena” me fillim nga ora 18:00./TV Malisheva

Share.