Në ndeshjen Malisheva – Llapi të zhvilluar në kuadër të javës së 18, në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, gjyqtari kryesor i ndeshjes Gramos Shala, që tashmë është bërë sinonim i referimit të anshëm dhe me tendenca, dëmton seriozisht skuadrën tonë edhe me një referim tjetër skandaloz.

Anëshmëria e Gramos Shalës në ndeshjen e djeshme  dhe anulimi i golit të rregullt nga referi në VAR Isak Cerroviku nuk duhet të jetë një shqetësim vetëm për klubin tonë, duhet të jetë një shqetësim edhe për FFK-në dhe organet e saj, dhe të jenë një precedent për të filluar hetimin e ndeshjes dhe të shqiptojnë ndëshkim disiplinor ndaj këtyre gjyqtarëve që po e lëndojnë dhe kriminalizojnë futbollin.

Gramos Shala gjatë tërë ndeshjes nuk e dha asnjë karton për ndërhyrje të pa lejuar, mirëpo i dha gjashtë kartona për shkak të reagimit ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të tij. Anëshmëria e tij e qëllimshme në gjykim tensiononte lojën dhe nxiste reagime.              /TV Malisheva 

Share.