Ndihmës referi që po hetohet për incidentin kur ai goditi me bërryl në fyt yllin e Liverpoolit, Andrew Robertson, ka thënë se është i përgatitur për çfarëdo që të vendosë Federata e Futbollit Anglez.

Constantine Hatzidakis i është thënë se nuk do të drejtojë një ndeshje tjetër, derisa të kryhen hetimet e rastit në fjalë.

Duke folur në shtëpinë e tij në jug të Londrës, ai tha:

“Çfarëdo që të ndodhë, ndodh. Nuk mund të them asgjë më shumë për momentin. Nuk mund të flas për atë që ka ndodhur”, tha Hatzidakis.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Robertson pretendoi se ndihmës-referi e goditi atë me bërryl në fytyrë pasi që skocezi iu afrua atij, përgjatë derbit të Premier Ligës në “Anfield Road” mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Goditja me bërryl u kap edhe nga kamerat, me Robertson dhe shokët e tij të skuadrës që protestonin të nevrikosur drejt gjyqtarit të ndeshjes për incidentin.

Robertsonit iu dha një karton i verdhë për rolin e tij në këtë përplasje, ndërsa referi 38-vjeçar është larguar nga detyra ndërsa FA po kryen hetimet.

/TV Malisheva

Share.