Don Balon raporton se ‘Los Blancos’ kanë refuzuar një ofertë të kampionëve të Ligue 1 për talentin brazilian.

PSG kanë qenë të gatshëm të paguajnë deri në 110 milionë për anësorin brazilian, por Real Madrid u kanë bërë të qartë se ai nuk është në shitje.

Vinicius Junior te PSG ka mundur të jetë pasues i bashkëvendësit të tij Neymar, i cili po lidhet me një rikthim te Barcelona.

Vlen të ceket se 19 vjeçari Vinicius këtë sezon ka shënuar katër gola në 28 paraqitje në të gjitha garat./Tv Malisheva

Share.