Real Madrid ka rikthyer interesimin e tyre për yllin e Chelsea, n’Golo Kante, raporton gazeta AS.

Gazeta pretendon se Chelsea janë të gatshëm të ndajnë rrugët me mesfushorin francez, për të financuar tregun e transferimeve.

‘Blutë’ kanë sjellë tashmë Hakim Ziyech dhe Timo Werner, duke shpenzuar gati 80 milionë euro.

Frank Lampard mbetet i interesuar për disa yje të mëdhenj, si Kai Haverz dhe Jadon Sancho, kështu që ata duhet të shesin një yll të madh këtë verë.

Interesimi më i madh është për N’Golo Kanten, i cili vlen rreth 60 milionë euro.

Real Madrid janë të gatshëm të paguajnë atë shumë, pasi mesfushori është një dëshirë e madhe e trajneri Zinedine Zidane./Tv Malisheva

Share.