Dayot Upamecano është njëri nga mbrojtësit e ri më të vlerësuar në Evropë.

Mbrojtësi francez prej tri vitesh po shkëlqen me fanellën e RB Leipzig dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm.

Por përkundër interesimit të skuadrave të mëdha për të, Upamecano befasi të gjithë duke e vazhduar kontratën me Leipzig në verën e këtij viti deri më 2023.

Gjithsesi francezi ka lënë një klauzolë shumë të ulët largimi, shumë që mund ta paguaj secila nga skuadrat e mëdha.

Ai ka pasur më parë klauzolë largimi prej 45 milionë eurove, por tani me kontratën e re ajo është zbritur në 42 milionë.

Lojtari i ka premtuar skuadrës së tij Leipzig se do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni dhe pastaj do të largohet në drejtim të ndonjë klubi më të madh.

Gjithsesi mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi është i gatshëm ta paguajë klauzolën e Upamecanos në verën e vitit të ardhshëm.

Los Blancos ato e shohin si një mbrojtës shumë të rëndësishëm dhe lider për të ardhmen në repartin defensivë të tyre.

Por madrilenët duhet të shpejtojnë pasi këtë shumë janë gati ta paguajnë edhe skuadrat e tjera të interesuara për të si Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal apo Barcelona./TV Malisheva

Share.