Së fundmi, Bayern Munich ka fituar trofeun e radhës në kuadër të Botërorit për Klube, duke fituar 1-0 ndaj Tigres.

Kjo ndeshje, u zhvillua në Doha të Katarit ku edhe Bavarezët u kurorëzuan si fitues të Botëtorit për Klube.

Ky ishte trofeu i gjashtë për klubin e Bayernit nën urdhërat e Hansi Flick.

Pas kësaj fitore, Hansi Flick ka këshu gjashtë trofe me Bayernin, mirëpo në anën tjetër vetëm pesë humbje në të gjitha garat.

Për momentin, Bayern Munich është rrugës për t’u shpallur përsëri kampion i Gjermanisë, ku ka vendin e parë me 48 pikë (shtatë më shumë se Leipzig).

Share.