Dukagjini ka arritur fitore ndaj Malishevës në udhëtim me rezultat 4-3, sfidë kjo e vlefshme për javën e dhjetë në elitën e futbollit kosovar.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh, kur në minutën e 11-të Altin Aliu shënon për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij, pas një asistimi nga Drilon Hazrollaj.

Teksa po afrohej fundi i pjesës së parë u shënuan edhe dy gola por njëri prej tyre u anulua.

Fillimisht, Nyavedji u përkujdes për të dyfishuar epërsinë e Malishevës më një gol të shënuar në minutën e 40-të pasi u shërbye mjaft mirë nga Altin Aliu.

Vetëm dy minuta më vonë, saktësisht në minutën e 42-të Marclei Santos shënoi për të ngushtuar epërsinë, por VAR-i intervenoi dhe anuloi golin për pozitë të parregullt.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi dyshifrore të Malishevës.

Në start të pjesës së dytë, në minutën e 47-të shënon Iljasa Zulfiu për të ngushtuar epërsinë e vendasve dhe për të rihapur edhe një herë sfidën.

Ky gol siç duket i motivoi mysafirët të cilët nuk vonuan shumë për të shënuar golin e barazimit dhe atë e gjetën në minutën e 55-të, ku këtë herë protagonist ishte Iran Junior i cili u asistua nga Marclei Santos.

Golin e tretë dhe të rikthimit për Dukagjinin e shënoi  pikërisht Marclei Santos në minutën e 70-të të ndeshjes.

Ndërsa, golin e katërt dhe atë që vulosi rikthimin e “çmendur” të Dukagjinit e shënoi Altin Mërlaku në minutën e 80-të të takimit.

Malisheva u mundua të rikthehet në lojë pasi shënuan edhe një herë tjetër në minutën e 93-të përmes Drilon Hazrollajt, por ai gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Kështu Dukagjini mori fitoren e dytë këtë edicion duke shënuar që të gjithë golat në pjesën e dytë.

Pas kësaj ndeshje Dukagjini gjen veten në pozitën e gjashtë me 12 pikë të grumbullara aq sa ka edhe Malisheva.

/TV Malisheva

Share.