Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po qëndron e izoluar në një shtëpi në fermë 150 milje larg Londrës.

Ajo po punonte rreth albumit të saj më të ri me një grup miqsh në këtë shtëpi, teksa nuk mundën më të largoheshin nga aty pasi kryeministri britanik futi në karantinë kryeqytetin anglez.

Rita ndërkohë ka qenë mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një imazh, ku shihej me paraqitjen që kishte bërë në eventin e Hits Radio Live, gjatë muajit nëntor.

Për koiçidencë, ajo ishte shfqur me maskë në tapetin e kuq të këtij eventi, pak muaj para se maskat të bëheshin të detyrueshme për të gjithë botën për shkak të pandemisë globale.

“Unë kam qenë para kësaj kthese të madhe”, shkroi Ora në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke iornizuar me faktin se ndoshta e kishte parashikuar paksa pushtimin e botës nga një pandemi.

Ajo përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “How to be lonely”, që është pritur mirë nga fansat e saj. /Tv Malisheva

Share.