Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë në një festë të organizuara si para-ndejë e eventit të ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në Hollywood të dielën.

32-vjeçarja dukej tejet atraktive dhe provokuese e veshur me një fustan të tejdukshëm me dantellë pa sytjena poshtë tij.

Ajo i shtoi veshjes së saj një palë të brendshme të vogla të zeza, të cilat vinin në pah të pasmet e saj.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë ndau së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga kjo mbrëmje, ku mes të tjerash shihej në shoqërinë e burrit të saj, Taika Waititi.

Madje në një prej imazheve, çifti shihen të buzëqeshur dhe në afërsi të njëri-tjetrit, gati sa për të shkëmbyer një puthje.

Kjo paraqitje unike e Ritës vjen mes njoftimeve të saj më të fundit për këngën e re “You Only Love Me”, e cila do të publikohet të mërkurën.

Kënga është pjesë e albumit të tretë në ardhje të Rita Orës, i cili do të publikohet brenda këtij viti.

Share.