Sipas La Gazzetta dello Sport, Davide Frattesi nuk është objektivi i vetëm i Milanit pas shitjes së Sandro Tonalit te Neëcastle, pasi kuqezinjtë po mendojnë të bëjnë një ofertë edhe për Romelu Lukakun.

Tonali është në prag të kalimit te skuadra angleze për rreth 70 milionë euro. Dy klubet duhet të bien dakord për detajet financiare, por disa burime në Itali pohojnë se mesfushori italian ka dhënë dritën jeshile për t’u transferuar në Premier Ligë, kështu që transferimi i tij është praktikisht një punë e përfunduar.

Gjigantët e Serisë A tani kanë një buxhet të konsiderueshëm për të investuar dhe të gjitha gazetat sportive italiane, sugjerojnë që Frattesi është kandidat për të zëvendësuar Tonalin në San Siro. Çmimi i kërkuar i Sassuolos për italianin është 35-40 milionë euro.

Sipas Gazzetta.it edhe Chelsea kërkon një tarifë të ngjashme për Lukakun, i cili mund të largohet në një transferim të përhershëm për 40 milionë euro.

Interi nuk mund të përballojë të paguajë një tarifë të tillë dhe po kërkon një marrëveshje të re huazimi. Milani thuhet se është i interesuar për Lukakun dhe tani mund të përballojë blerjen e tij, por mbetet për t’u parë nëse belgu do të pranojë t’i bashkohet rivalëve më të ashpër të Interit.

Marrëveshja e huazimit të Lukakut te Interi përfundon zyrtarisht më 30 qershor.

/TV Malisheva

Share.