Raportohet se Cristiano Ronaldo do të pushojë për ndeshjen e Juventusit kundër Beneventos të shtunën, por Leonardo Bonucci do t’i rikthehet skuadrës.

Ndeshja në fjalë zhvillohet nesër (e shtune) në kuadër të Serie A

Sipas “Sky Sport Italia”, trajneri Andrea Pirlo ka vendosur të bëjë rotacion për udhëtimin e skuadrës në “Stadio Vigorito”.

Ronaldo kështu nuk do të jetë i pranishëm për këtë ndeshje.

Ai do të lihet në Torino për t’u rikuperuar dhe për të pushuar, që nënkupton se Paulo Dybala do të startojë me Alvaro Moratan në sulm.

Danilo gjithashtu mund të pushohet, derisa Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral vazhdojnë të jenë jashtë.

Share.