Cristiano Ronaldo është prurja e madhe e Al Nassr, ku portugezi u prezantua para 30 mijë tifozëve, por partnerja e tij, Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen nga vetja.

Georgina është shfaqur para tifozëve së bashku me fëmijët dhe në një moment ka shkaktuar kaos në rrjetet sociale.

Tifozët e futbollit kanë vërejtur reagimin e modeles ndaj një prezantueseje në prezantimin e Ronaldos.

Në një moment, kjo prezantuese iu afrua Ronaldos me buzëqeshje.

Georgina e pa gjithë këtë me një shprehje serioze në fytyrë, e cila u bë shpejt temë në rrjetet sociale./TV Malisheva

 

 

Share.