Cristiano Ronaldo nuk luajti në miqësoren që Juventusi e planifikoi ndaj ekipi koreano-jugor Seul.

Mos aktivizimi i portugezit ka ngjallur irritimin e tifozëve, të cilët kanë marrë një vendim të çuditshëm.

Ata kanë ngritur padi për rimbursim të shpenzimeve pasi 34-vjeçari nuk u paraqit në fushë.

Myung An”, firma ligjore me bazë në Korenë e Jugut ka informuar këtë të hënë se mbi 2000 tifozë kanë kërkuar shërbimet ligjore të firmës, për të ngritur padi ndaj “The Fasta”, kompanisë që organizoi miqësoren me Juventus.

Në reklamën e bërë nga kompania organizatore, ishte njoftuar se CR7 do të aktivizohej të paktën 45 minuta.Avokatët e zyrës ligjore njoftuan të hënën përmes një posti në rrjet se kompania organizatore kishte përfituar përfitime marramendëse falë reklamës mbi aktivizimin e Ronaldos, me biletat në kosto që varjonin nga $25 deri në $338, të shitura në vetëm dy orë e gjysmë.

Share.