Cristiano Ronaldo e ka thyer heshtjen e tij pasi që Al Nassri e shkarkoi trajnerin Rudi Garcia.

Al Nassri e shkarkoi Garcian dje, duke njoftuar në “Twitter” se francezi do të largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm.

Garcia morri drejtimin e Al Nassrit në korrik të vitit të kaluar, dhe ish-trajneri i Marseille e Lyonit shijoi një periudhë të suksesshme në Arabinë Saudite, duke regjistruar një mesatare prej 2.27 pikësh për ndeshje, dhe me klubin që momentalisht renditet në vendin e dytë në tabelë.

Sidoqoftë, pas barazimit pa gola të së dielës me Al Feihan, Ronaldo i largua i nevrikosur nga fusha pasi që nuk ishte i kënaqur me formën aktuale të klubit dhe ndryshimet në taktika.

Pavarësisht këtyre raportimeve, Ronaldo ka reaguar për largimin e Garcias nga klubi, duke postuar në “Instagram” një foto ku të dy shihen duke shtrënguar duart, dhe duke shkruar:

“Kënaqësi që kam punuar me ty. Të uroj gjitha të mirat në të ardhmen”.

Barazimi i së dielës e lë Al-Nassrin tre pikë prapa liderit Al-ittihad, me shtatë ndeshje të mbetura deri te fundi i sezonit.

/TV Malisheva

Share.