Është hapur zyrtarisht merkatos dimërore dhe drejtuesit e Napolit, skuadrës kryesuese të Serisë A, janë gjithashtu në punë për të zgjidhur çështjen kontraktuale të disa prej lojtarëve që u skadon së shpejti kontrata.

Siç raporton “Sky Sports”, pas rinovimit të Lobotkës, është radha e Amir Rrahmanit. Mbrojtëse qendror së shpejti do të nënshkruajë rinovimin.

Rrahmani, i lindur në vitin 1994, mbërriti në Napoli në verën e vitit 2020 nga Hellas Verona. Që nga sezoni i kaluar, ai është pjesë e rregullt në mbrojtjen e të kaltërve.

Napoli tani dëshiron të rinovojë kontratën e Rrahmanit, me aktualen që skadon në korrik të vitit 2024. Klubi dhe lojtari janë afër një marrëveshjeje si për anën financiare dhe për kohëzgjatjen e saj (mund të jetë deri në vitin 2027)./TV Malisheva

Share.