Derisa bota sot ka arritur numrin 8 miliardë banorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i shqetësuar për rënien e numrit të popullsisë në Kosovë.

Në tryezën “Perspektiva Demografike e Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme”, Konjufca tha se nga viti 1981, Kosova ka 400 mijë banorë më pak.

“Një prej aseteve që ka Kosova është popullata e saj e veçmas rinia e Kosovës. Por, duhet ta kemi parasysh që Kosova për çdo vit është më pak e re, për këtë të gjithë jemi të brengosur”, tha ai.

Konjufca shtoi se me pa durim po pret të miratohet në kuvend strategjinë për zhvillim të qëndrueshëm.

Ndërsa, kryetarja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Fatmire Kollçaku ka thënë se shteti ynë është i interesuar për zhvillim të qëndrueshëm.   /TV Malisheva 

Share.