Rusia tha se ka marrë nën kontroll qytetin ukrainas, Soledar pas një beteje disamujore, duke e quajtur atë një hap “të rëndësishëm” për ofensivën e saj. Fitorja do t’i lejojë trupat ruse të ndërpresin rrugët e furnizimit të Ukrainës në qytetin më të madh të Bakhmutit, informoi Ministria e Mbrojtjes.

Luftimet rreth Soledarit kanë qenë disa nga më të përgjakshmet e luftës.

Guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko tha të enjten se 559 civilë, përfshirë 15 fëmijë, mbetën në qytet dhe nuk mund të shpërnguleshin.

Marrja e Soledar-it ka të ngjarë të përshëndetet si një fitore në Moskë pas muajsh dështimesh dhe pengesash në luftën 10-mujore të Rusisë.

Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA tha orë më parë se kishte të ngjarë që forcat ruse të kenë marrë Soledar-in, por nuk besonte se më pas do të ishin në gjendje të vazhdonin të rrethonin Bakhmutin.

Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës, tha se Rusia kishte dërguar luftëtarët e saj më të mirë mercenarë dhe njësi të tjera në Soledar. Duke mohuar se Soledar ishte në duart e Rusisë, ai tha:Ne nuk do të japim më shumë detaje pasi nuk duam të zbulojmë pozicionet taktike të luftëtarëve tanë, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kontrolli i plotë i Soledarit do të thoshte se jo vetëm që do të ndërpriteshin linjat e furnizimit me Bakhmut-in, por edhe se forcat ukrainase atje do të ndërpriteshin dhe rrethoheshin. /TV Malisheva

Share.