Feronikeli edhe pse është eliminuar në rrethin e dytë eliminator të Ligës së Evropës, në aspektin financiar nuk ka dal edhe keq nga garat Evropiane.

Mbi 1 milion euro janë të ardhura që kanë siguruar industrialistët nga pjesëmarrja në dy garat evropiane.

Feronikeli do të marrë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA shumën prej 260 mijë euro si kampion i Kosovës (vetëm nëse futen në grupe të Ligës së Kampionëve, kjo shumë nuk merret).

Vetëm pjesëmarrja në rrethin para eliminator të Ligës së Kampionëve, Feronikelin do ta pasurojë me 230 mijë euro të tjera, shkruan Telegrafi.

Raundi paraelimnator u zhvillua në Kosovë, duke bërë që klui ynë të ketë sa më pak harxhime, ndërsa fitoi ndaj Lincolnd Red Imps dhe Santa Colomas.Pjesëmarrja në turin e parë në Ligën e Kampionëve solli 280 mijë euro, edhe pse u eliminuan nga uellsianët e TNS.

Pjesëmarrja në turin e dytë të Ligës së Evropës solli 260 mijë euro tjera, kur u përball me Slovan Bratislavën.

Në total Feronikeli nga UEFA do të marr 1 milionë e 60 mijë euro.

Fitimet e Feronikelit nga garat evropiane

Kampion i Kosovës – 260 mijë euro

Raundi paraelimanator i Ligës së Kampionëve – 230 mijë euro

Raundi i parë eliminator në Ligën e Kampionëve – 280 mijë euro

Raundi i dytë eliminator në Ligën e Evropës – 260 mijë euro

Total; 1.030.000

Në këtë fitim nuk janë llogaritur të ardhurat nga biletat dhe marketingu. Pothuajse të njëjtën shumë e kishte fituar edhe Drita edicionin e kaluar në garat evropiane.

Share.