Sot feston ditëlindjen djali i madh i Sabri Fejzullahut, Armendi.

Sabri Fejzullahu është një nga figurat më të dashura të skenës së showbizit dhe jo vetëm, ai për dekada me radhë arriti të bëjë për vete njerëz të gjeneratve të ndryshme, të cilët kanë sot respekt për artistin e madh.

Ai përveç zërit unik që ka, gjithashtu kujdeset edhe për paraqitjet e tij, që gjithmonë është në trend me kohën dhe lirisht mund të themi se iu bën konkurrencë edhe djemve të ri.

Artisti gjithashtu është shumë aktiv edhe në rrjete sociale, ku shpesh ndan imazhe të ndryshme nga jeta e tij profesionale, por edhe nga përditshmëria e tij.

Njësoj ka vepruar edhe sot, ku me rastin e ditëlindjes së djalit, Armendit ai ka zgjedhur që ta urojë atë edhe publikisht.

“100 i festofsh. I gezuar e me dinjitet e me dituri, me dashni, me pune te mbare, me respekt, me edukate, me sinqeritet e me njeqind epitete qe i posedon ti djali i babit” ka shkaur Sabriu në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet i lumtur krah Armendit. /TV Malisheva

 

Share.