Pjesë e turneut ndërkombëtar të boksit “Balkan” është edhe Kosova, ku në Sofie të Bullgarisë po përfaqësohet nga boksierja, Donjeta Sadiku.

Sadiku është duke e përfaqësuar Kosovën në këtë turne në mënyrën më të mirë, ku tani e ka kaluar fazën e çerekfinales, përcjell TV Malisheva.

Donjeta tani ka prekur fazën e gjysmëfinales, ku në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren nga Zvicra, Ana Milisic.

Në çerekfinale, medalistja botërore mposhti ish-kampionen evropiane, boksieren franceze, Hamadouche Maiva.

Share.