Një lajm jo i mirë për Kosovën në boks, pasi që boksierja Donjeta Sadiku tani ka pësuar një lëndim në dorë gjatë stërvitjeve.

Sadiku, e cila fitoi muajin e kaluar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit në Stamboll, si pasojë e këtij lëndimi nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Bëhet e ditur se ky lëndim do ta mbajë Sadikun larg garave për të paktën një muaj, ndërsa krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.

Ekipi mesdhetar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe tre gjyqtarë.

/TV Malisheva

Share.