Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka arritur në Kiev, në një vizitë surprizë në përvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Sanchez takohet edhe me presidentin ukrainas, Volodymur Zelensky, raporton El Pais.

Kryeministri spanjoll ka njoftuar vet arritjen në Kiev përmes një postimi në Tëitter, në të cilin thotë se Spanja do të mbështesë vendin e pushtuar “derisa paqja të kthehet në Evropë”.

Kjo është vizita e dytë e tij në kryeqytetin ukrainas, pas asaj në prill të vitit të kaluar. Në atë kohë, Sanchez njoftoi dërgesën më të madhe të armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Spanja në Ukrainë (200 ton municione, 30 kamionë dhe 10 automjete të lehta, mes materialeve të tjera).

Në këtë rast, vizita përkon me konfirmimin e bërë të mërkurën nga ministrja spanjolle e mbrojtjes, Margarita Robles se Spanja do të dërgojë gjashtë tanke Leopard.

Mbështetja e Sanchez për Zelenskyn është e zhurmshme, si ajo e liderëve të tjerë evropianë, dhe ky udhëtim në Kiev është një shembull më shumë. Përveç kësaj, vizita vjen pikërisht në kohën kur Spanja ka konfirmuar se do të dërgojë gjashtë tanke Leopard për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Megjithatë, Sanchez, si liderët e tjerë evropianë, ka filluar të flasë edhe për paqen.

/TV Malisheva

Share.