Selektori i Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, është i kënaqur me shortin e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021
. Kosova është në një grup me Austrinë e Italinë, kurse ndeshjet do të luhen në Austri në nëntor apo dhjetor.
Vendi i parë dhe i dytë siguron kalimin tutje.
Kosova e ka mposhtur Italinë në fund të vitit të kaluar kurse me Austrinë nuk është përballur deri më tani.
“Italinë e njohim nga turneu në Antalya, ku edhe fituam.
Ekziston mundësia të renditemi të paktën në vendin e dytë.
Jam i kënaqur me shortin.
Synimi është kualifikimi në fazën tjetër”, ka theksuar Shabani për faqen zyrtare të FHK-së.
“Kemi për detyrë t’i fokusojm të gjitha energjitë në drejtim të arritjes së këtij synimi.
Austria është favorit i këtij grupi, por shpresoj se këtë herë kemi ekip që të përballemi me dinjitet me të dy kombëtaret.
Ky mision në bazë të mendimit tim është i arritshëm.
Jemi më të fortë dhe më të kompletuar se në të kaluarën.
Jemi në rrugë të mirë për të arritur synimin”, ka shtuar selektori Shabani./Tv Malisheva