“Adoleshent në politik” dhe “me logjikë primitive”, e ka vlerësuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, kryeministrin Albin Kurtit, i cili një ditë më parë lajmëroi se në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do të themelohet edhe Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Formimin e Zyrës në fjalë, Selmanaj tha se e ka votuar atëbotë Qeveria Hoti, përkatësisht më 28 shtator 2020, ndërsa më 13 janar 2021, sipas tij, janë përcaktuar edhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara.

“Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta”, u shpreh Selmanaj. “Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë emëroi ish-kryetarën e Komunës së Preshevës si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Këtë emërim, kryeministri e tregoi si në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

Emërimin e Sinanit këshilltare, e qortoi nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila konsideron se është dashur të emërohet një personalitet jopartiak, ngase, sipas saj, një gjë e tillë shkakton përçarje./TV Malisheva

Share.