Pasi që refuzoi të paraqitet në fushë në konkurrencën e femrave, volejbollistët serb e kanë bërë të njëjtën gjë edhe në konkurrencën e meshkujve.

Serbia refuzoi të paraqitet në fushë për të luajtur ndeshjen ndaj Kosovës në konkurrencën e meshkujve në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë të grupmoshave U22.

Kështu, ekipi i Kosovës i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe i drejtuar nga Arben Bislimi, fiton pikë në tavolinë dhe vazhdon me përballjet tjera gjatë ditës së nesërme.

“Dardanët” e rinj do t’i luajnë edhe dy ndeshje, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në fazë të grupeve, në kërkim të plasmanit të mëtutjeshëm.

/TV Malisheva

Share.