Këngëtari i njohur shqiptar, Sergio, është mjaft i veçantë në interpretimin e këngëve të tij.

Për pothuajse një vit ai ka lansuar vetëm dy projekte, të cilave nuk u ka realizuar anën vizuale, por vetëm me audio.

Gjatë ditës së djeshme (e diel) Sergio ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij të përgatitur plotësisht.

“Babe Babe” titullohet projekti muzikor, instrumentalin e së cilës e ka bërë Zap and Chris, kurse tekstin Muma.

Me ngjyra verore dhe veshje plot stil, për klipin e këngës së artisti është përkujdesur Pro Video.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të publikimit, adhuruesit e muzikës së tij kanë shpërthyer me komente pozitive. /TV Malisheva

 

Share.