Pas më shumë se tre muajsh pushim, për shkak të ndërprerjes së futbollit prej koronavirusit, më në fund klubi i Barcelonës zbret në fushën e lojës. Katalanasit luajnë sot në transfertë ndaj Mallorcas, e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Trajnerit të blaugranëve, Quique Setien i duhet me patjetër të arrijë rezultate pozitive, pasi dhe e ardhmja e tij vendoset edhe nga këto javë të mbetura. Trajneri është i vetëdijshëm që rezultatet do të vendosin fatin e tij.

“Ne varemi nga kjo gjë. Nëse nuk fitoj, e di mirë se çfarë do të ndodhë, ky është ligji i profesionit tim”, ka thënë trajneri. Në këtë periudhë të shkurtër ka disa objektiva dhe detyrime. Jo vetëm që duhet të bindë për tifozët dhe për titullin kampion, por duhet që të fitojë edhe për të ardhmen e tij.

Në rast se do të triumfojë në La Liga, ka shanse që të vazhdojë rrugëtimin e tij në këtë skuadër. Pastaj Champions-i është një tjetër histori.

MESI DHE SUAREZ– “Messi është në formë optimale dhe nuk ka asnjë dyshim për ndeshjen. Sigurisht që mund të luajë. Edhe Suarez është gati për të qenë titullar, por thjesht nuk mund të përballojë 90 minuta të plota”.

KALENDARI– “Më pëlqen që të luaj përpara rivalit, sepse nëse fiton, i ke bërë detyrat e tua. Por edhe nëse humbet, shpreson që rivali të bëjë të njëjtën gjë. E vërteta është që s’më intereson çfarë bën Reali”.

NDESHJA– “E vërteta është që jemi shumë mirë dhe këto pushime i kanë shërbyer skuadrës dhe kanë rikthyer motivimin. Duket gjithçka në stërvitje, me entuziazmin që kemi dhe dëshirën e madhe. Mendoj se do të jemi më mirë sesa rivali”.

Share.