Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai në shkrimin e tij thotë se ky është urimi që do t’i duhej sot presidentit të Serbisë, në mënyrë që të kap kapitullin e prosperitetit të republikës së tij.

Ai ka thënë se sot feston Kosova, Lugina dhe vendet me demokraci dhe zhvillim të avancuar të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“‘Srećan Dan državnosti, Kosovu’. Ky është urimi që i duhet sot Presidentit të Serbisë për ta hapur kapitullin e prosperitetit të Republikës së tij.

Përderisa ai nuk e ka mençurinë dhe vizionin për të ardhmen e vendit të tij, sot festojmë ne.

Feston Kosova, Lugina, si dhe vendet me demokraci dhe zhvillim të avancuar, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Urime Kosovë!

#HappyIndependenceDay #Kosova14

/TV Malisheva

Share.