Shtatë xhudistë kosovarë e përfaqësojnë sot vendin tonë në Kupën Evropiane të xhudos për Junior që po mbahet në Slovenj Gradec të Sllovenisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 66 kilogramë, Dion Sharapolli ka nisur me fitore garat në këtë Evropian

Sharapolli shënoi fitore në raundin e parë, ku e mposhti xhudistin sllovak, Matej Klobucnik.

Tani, Sharapolli në raundin e dytë do të përballet me xhudistin nga Hungaria, Adam Major.

/TV Malisheva 

Share.