Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka dërguar Romën në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ndërsa ka dhuruar spektakël në Olimpico.

Roma e mposhti Feyenoord me rezultat të përgjithshëm 4-2 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të një kompeticioni evropian për të dytin vit radhazi.

Mbrëmë romakët luajtën shkëlqyeshëm, fituan 4-1 dhe kështu u kualifikuan në gjysmëfinale. Pas ndeshjes ka pasur një shfaqje të vërtetë nën regjinë e Jose Mourinhos.

I njohur si një “showman”, që tërheq vëmendjen kudo që shfaqet dhe është i preferuari i tifozëve, në cilën do skuadër që të drejton, mbrëmë Mourinho ngriti në këmbë 65 mijë tifozë të pasionuar të Romës, duke i dhënë zemër skuadrës së tyre drejt sukseseve të reja.

Ai është afruar në tribuna dhe më pas i ka thirrur të gjithë në këmbë me një lëvizje euforike, e cila është përcjellë me një atmosferë spektakolare. Pamjet nga Olimpico bënë shpejt xhiron e botës.

Roma në gjysmëfinale do të luajë kundër Bayer Leverkusenit, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër përballen Sevilla dhe Juventus.

/TV Malisheva

Share.