Dy skuadrat nga Kosova, Shkëndija e Hajvalisë dhe Dinamo e Ferizajt do të vazhdojnë garat e sezonit të ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Shkëndija, e cila u ngjit në Ligën e Parë si kampione dhe Dinamo që siguroi ngjitjen si nënkampion i Ligës së Dytë, tani kanë mësuar edhe grupet se ku do të zhvillojnë garat e sezonit 2023/24.

Në shortin që u hodh sot, FFK bëri të ditur se Shkëndija do të garojë në Grupin B të Ligës së Parë, kurse Dinamo do të garojë në Grupin A.

Në Grupin A të Ligës së Parë do të garojnë Trepça’89, Drenica, Trepça, Phoenix, Istogu, Rilindja 1974, Rahoveci, Vëllaznimi, Suhareka dhe tashmë edhe Dinamo.

Ndërkaq, pjesë e Grupit B, përveç Dinamos do të jenë edhe Ferizaji, Ulpiana, Flamurtari, Ramiz Sadiku, 2 Korriku, Kika, Vllaznia, Vjosa dhe Vushtrria.

/TV Malisheva

Share.