Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 23-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Lumi Gashi

Mesfushori i qendror i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.

Ai shënoi eurogol në këtë ndeshje duke zhbllokuar rezultatin për fitoren e parë pas 5 viteve në përballje me ekipin e Dritës.

Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar FC Drenica – Faqja Zyrtare që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë, duke e stabilizuar pozitën ne BKTSuperligë.

/TV Malisheva

Share.