Zlatan Ibrahimovic ka kritikuar drejtuesit e klubit rosoner.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Ivan Gazidis u kthye në Milano pas tre muajve me qëllim informimin e ekipit për marrëveshjen e arritur për uljen e pagave.

Në realitet, janë edhe disa çështje të tjera për t’u zgjidhur, si e ardhmja Zlatan Ibrahimovicit, të cilit i përfundon kontrata.

Pjesa më e madhe e ekipit, nuk e ka pëlqyer momentin që ka zgjedhur administratori për të komunikuar uljen e pagave.

Reagimi më i fortë ishte i Zlatan Ibrahimovicit, i cili mësohet se i është drejtuar atij me fjalë të rënda.

“Nuk është më Milani im, nuk ka asnjë projekt, nëse unë jam këtu, është vetëm për pasion”, është shprehur ai.

Suedezi është mërzitur nga shkarkimi i Zvonimir Bobanit, i cili ndikoi në kthimin e tij te kuqezinjtë. /Tv Malisheva

Share.