Një automjet tip “Nissan” është gjetur sot i përmbysur në një kanal në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier.

Policia njofton se brenda automjetit janë dy persona që dyshohet se mund të jenë mbytur nga uji.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji./TV Malisheva

Share.