Shqipëria është ngjitur për tre pozicione në klasifikimin e FIFA-s të përditësuar këtë të enjte, duke u renditur aktualisht në vendin e 65-të në botë. Kuqezinjtë lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën, falë fitoreve ndaj Moldavisë (2-0) dhe Ishujve Faroe (1-3).

Nën drejtimin e brazilianit Silvinjo, kuqezinjtë shfaqën lojë të bukur në dy ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024 dhe kjo ka bërë që të ketë përmirësim në renditjen botërore.

Shqipëria renditet në pozitën e 65 me gjithsejtë 1357 pikë.

/TV Malisheva

Share.