Studiuesit kanë ofruar dëshmi të reja histroike mbi shtetin e Arbërit nëpër shekuj. Për arkeologun Aleksandër Meksi, Arbëria është vendi ku jetonin shqiptarët në mesjetë. Meksi zbuloi rëndësinë e gërmimeve në vitet 1980. Po ashtu, arkeologu Neritan Ceka sjell vështrime të reja për Arbërinë.

“Shteti i Arbërit” tek Arbëria në shekujt e humanizmit evropian ishte tema qendrore e konferencës shkencore të mbajtur në Akademinë e Shkencave. Emri i Arbërve ishte përmendur qysh në shek. II të erës sonë nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu, diku në viset në shpinë të Durrësit.

Lidhja e këtyre Arbërve ilirë me Arbërit e mesjetës përbën një pikëmbështetje të rëndësishme për studiuesit që mbrojnë tezën e vazhdimësisë iliro-shqiptare në viset e Ballkanit Perëndimor. Arkeologu Aleksandër Meksi u ndal gërmimet në vitet 80 në Kishën e Shën Mërisë në Brar, ku përgjatë ekspeditës u gjend pllaka dygjuhëshe.

Koncepti shumëfishohet gjatë mesjetës së hershme të mesme, ndërsa autorët bizantinë vunë një paralel midis atyre që quheshin ilirë dhe arbër, ndërsa tjerë studiues na njohin me prezencën e disa arbërve. Studimi i arkeologut Neritan Ceka vjen me këto risi:

Studiuesja Lucia Nadin tha se kërkimet dhe hulumtimet e kësaj kohe përbëjnë interes të veçantë sidomos për studiuesit e rinj.

Mendoj se mund të përbëjnë interes për studiuesit më të rinj. Shpresoj të vazhdojnë dhe të zhvillohen edhe në vitet e ardhshme, për t’u studiuar më thellë këto kërkime sepse ka ende shumë të tilla në arkivat e bibliotekës së Venecias, për të zbuluar historinë e Shqipërisë.

/TV Malisheva

Share.