Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka deklaruar se Policia e Kosovës ka mandat dhe detyrë ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit.

“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”, ka thënë Sveçla.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.

 

Share.