Në një kohë kur dinamika e jetës është bërë më intensive se kurrë më parë, është shtruar nevoja e organizmit dhe sistemimit sa më adekuat të mendjes njerëzore. E tëra kjo me më qëllim që të shmangen konfuzionet, lajthitjet dhe manipulimet që mund të krijohen nga sasia e pakontrolluar e informacionit. Po ashtu, synim i këtyre instruksioneve psikologjike mbetet edhe intenca për ta mbajtur sa më gjallë kureshtjen dhe mendjen njerëzore drejt njohurive të reja.

Në këtë drejtim, libri “The Organized Mind: Thinking Straight in the Age of Information Overload” i Daniel J.Levitin ofron një guidë interesante psikologjike dhe mendore për t’u përballur me këtë sfidë të jashtëzakonshme të epokës sonë, e cila ndryshe është definuar nga studiuesit edhe si “modernitet fluid”, pasi çdo gjë është ne lëvizje. Këtu janë disa nga mësimet e këtij libri;

 

  1. Truri është një makineri që përshtatet. Gjithmonë kërkon të përshtatet në informacionet e reja që has. Kjo gjë na jep mundësi që çdo gjë që na rrethon të ketë kuptim dhe na mundëson të mësojmë gjëra të reja.

 

  1. Vëmendja është çelësi i fokusit dhe produktivitetit. Kur në i japim vëmendje diçkaje në jemi më të prirur ta mbajmë mend dhe të mësojmë prej saj.

 

  1. Aftësia par te realizuar disa detyra në të njëjtën kohe është një mit. Përkundrazi, nuk është e mundur që të fokusohemi në dy gjëra paralelisht. Në fakt ne ndryshojmë – zhvendosim mendimin me shpejtësi nga njëra çështje në tjetrën. Kjo gjë vetëm se mund të shfaq gabime dhe të na bëjë të humbasim produktivitetin.

 

  1. Pushimi është esencial për një fokus të mirë dhe produktivitet. Kur punojmë për një kohë të gjatë pa pushim, vëmendja dhe produktiviteti pësojnë rënie.

 

  1. Mjedisi ka një rol të rëndësishëm në organizim. Një mjedis i rrëmujshëm dhe i çorganizuar mund ta bëjë të vështirë përqendrimin dhe të qenit produktiv.

 

  1. Organizimi është një shkathtësi që mund të mësohet dhe përmirësohet. Janë disa mënyra dhe strategji që ne mund të përdorim për t’i organizuar mendimet tona, punën dhe jetën tonë.

 

  1. Të qenit organizativ është e rëndësishme për shëndetin mendor dhe emocional. Kur jemi të organizuar jemi më pak të prirur të jemi të stresuar dhe mbingarkuar. Organizimi nuk ka të bëjë me perfeksionizëm. Por më shumë ka të bëjë më të gjeturit e një sistemi që tw përshtatshëm për ju, që ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja. Kur i kuptoni dhe i praktikoni mësimet nga ky libër mund të rrisni fokusin, produktiviteti dhe organizimin. Kjo do të ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja dhe të jetoni një jetë të përmbushur-kuptimplotë.

/TV Malisheva

Share.